Ymeri: Kushtetuesja legjitimoi vendimin e Qeverisë së Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është e pafalshme që Gjykata Kushtetuese të legjitimojë një vendim të vitit 1997 nga Qeveria e Serbisë.

Ai e ka quajtur veprim të paligjshëm bartjen e dy pronave në pronësi të Manastirit të Deçanit, duke theksuar se me këtë rast shpronësohen punëtorët e ndërmarrjeve, që shkakton parbarazi në mesin e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej të ishin të kundërta prej trashëgimisë fashiste e gjenocidale të Milosheviqit. Fatkeqësisht një institucion i Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese, legjitimoi një vendim të vitit 1997, me të cilin Qeveria e atëhershme e Serbisë ia kishte dhuruar pronat e ndërmarrjeve shoqërore “Iliria” dhe “Apiko” Manastirit të Deçanit.

Kosova ka qenë e okupuar në mënyrë klasike nga Serbia, dhe regjimi i Milosheviqit ka qenë regjim okupator që ka ndjekur politika të fashiste, kolonizuese e gjenocidale ndaj Kosovës e shqiptarëve. Ky nuk mund të trajtohet si pushtet legjitim, dhe në fund të viteve 90’ta edhe bota u bind që nuk është pushtet legjitim por regjim kriminal.

E tash Republika e Kosovës po e legjitimon pjesërisht atë okupator kriminal. Prej Gjykatës Kushtetuese që nxjerrë aktgjykime legjitimuese për vendimet e Milosheviqit, e deri te Hashim Thaçi që e përshëndet këtë legjitimim të vendimeve të Milosheviqit.

Bartja e pronës së ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” në pronësi të Manastirit të Deçanit është i padrejtë, shpronëson punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, shkakton pabarazi në mesin e qytetarëve. Rrjedhimisht është i papranueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button