Në krye të “Alfave”, Çavkov e vendosë të falurin nga Ivanovi

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, tanimë e ka ndërruar kryeshefin e njësitit “Alfa” dhe në vend të tij e ka vendosur, Ivica Anteski – Puki, i cili është njëri nga të aboluarit apo të falurit e presidentit Gjorge Ivanov, shkruan “Libertas”, transmeton Portalb.

Nga MPB, deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë, por as nuk e kanë demantuar informatën e tillë.

Ivica Anteski – Puki i cili më parë ka qenë komandant i këtij njësiti, është njëri nga të dyshuarit e rastit “Tortura”, të Prokurorisë Speciale, për mënyrën e arrestimit të ish ministrit të Ministrisë së Brendshme, Lube Boshkovski, përpara restorantit “Vodenica” më 6 qershor të vitit 2011.

Sipas PSP-së, për arsye të përkatësisë kundërshtare politike, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ka urdhëruar që Boshkovski të arrestohet në mënyrë poshtëruese.

Përndryshe, Çavkov, gjatë ditës së djeshme, e ka ndërruar kryeshefin e tanishëm të Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, ndërkaq në vend të tij e ka emëruar, Goce Nedevski, njofton Portalb.

Nedevski, i punësuar në SPB – Ohër, që prej kohës ka udhëhequr me departamentin për analitikë.

Më parë me këtë pozitë ka udhëhequr Sasho Smileski, i cili është u emërua nga ish ministri teknik i MPB-së, Oliver Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button