fbpx

Gjyqtarët grekë: Jo kthimit të refugjatëve në Turqi

Gjyqtarët grekë kanë vendosur se azilkërkuesit sirianë nuk duhet të kthehen mbrapsht në Turqi sepse atje nuk janë të sigurt, njofton TCH.

Aktivistët e Amnesty International deklarojnë se vendimi vë në dyshim marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për kthimin e refugjatëve.

Ata thanë se, emigrantëve në Turqi nuk u garantohen as të drejtat bazike dhe se ekziston rreziku që shumica e tyre të dërgohen në Siri.

Një burim pranë Ministrisë greke të Emigracionit deklaroi se gjyqtarët vetëm sa kanë vendosur nëse rastet individuale duhet të dëgjohen apo jo në Greqi.

Të njëjtën ditë që vendimi në fjalë u publikua, autoritetet në Greqi dhe vendet e tjera të BE-së kthyen 51 emigrantë në Turqi me varka nga ishujt e Lesbos dhe Kosit.

Në bazë të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së, emigrantët që mbërrijnë në shtetin helen kthehen në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet.

Pakti hyri në fuqi në muajin mars dhe deri tani janë kthyer mbrapsht mbi 400 persona. Tani, komiteti i gjyqtarëve grekë ka vendosur kundër kthimit të azilkërkuesve në Turqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close