De Hrout: Është e nevojshme tërheqje gjithëpërfshirëse e vendimit për abolim

Shqetësim për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe nevojë për tërheqje gjithëpërfshirëse të vendimit për abolim shprehu mes të tjerash drejtori i përgjithshëm për bashkëpunim evropian Robert de Hrout në takimet e mbajtura gjatë vizitës në Maqedoni, kumtoi Ambasada e Holandës në Shkup.

De Hrout i cili është përfaqësues i nivelit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, në kuadër të vizitës në vend, u takua me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki, me liderët e partive politike të cilët janë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës dhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

“Gjatë takimeve zëvendësministri De Hrout e shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën e tanishme e cila është e përçarë dhe e padurueshme dhe e cila mund të përmirësohet vetëm përmes procesit inkluziv të bazuar në transparencën dhe përgjegjësinë nga të gjithë aktorët. Të gjitha palët duhet të përfshihen në definimin dhe zbatimin e agjendës reformuese të bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës”, qëndron në kumtesë.

Zëvendësministri De Hrout, shtohet, e potencoi edhe njëherë nevojën për përgjegjësinë dhe respektimin e qeverisjes së të drejtës nga ana e të gjithëve, që njëkohësisht nënkupton mbështetje aktive nga të gjitha palët e përfshira për funksionim të papenguar të Prokurorisë speciale publike.

“Në këtë drejtim, vendimi për falje i sjellë nga presidenti Gjorge Ivanov duhet të tërhiqet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim, me qëllim të shmanget çrrënjosja e përshtypjes për mos ndëshkim. Njëkohësisht, pjesëmarrja e personave të cilët janë nën hetim të Prokurorisë speciale publike në Qeverinë e përkohshme ose cilin do funksion tjetër politik nuk kontribuon drejt kthimit të besimit të qytetarëve”, porositi De Hrout, theksohet në kumtesën e Ambasadës holandeze.

Njëherit, theksohet se Holanda, e cila është kryesuese me Këshillin e BE-së do të vazhdojë ta ndjekë zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, të cilat janë nga rëndësia kyçe me qëllim të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button