Shtajnmaer dhe Popovski takim në Bruksel, porosia e Berlinit: Të tërhiqet vendimi për falje

Sot në Bruksel Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer. MPJ e Gjermanisë në tëiter publikoi se Shtajnmaer dhe Poposki kanë shkëmbyer mendime për krizën politike në Maqedoni, njofotn TV21.

Takimi Poposki-Shtajnmaer përkon me vizitën e të dërguarit special gjerman, Johanes Hajndëll në Maqedoni. Nga Berlini, gjithashtu, u dërgua porosia se është e rëndësishme urgjentisht të tërhiqet vendimi për amnisti i një numri të madh të politikanëve i sjellë në prill. Poposki takim ka pasur edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme  të Greqisë Nikos Koxias. Ky i fundit ka thënë se shpreson se Maqedonia do të dalë nga kriza politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button