Delawie: Amerika do ta përkrahë transformimin e FSK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin procesin e transformimit të FSK-së.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot me ministrin e FSK-së, Haki Demolli si dhe komandantin e kësaj force  gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Gjatë takimit, Demolli falënderoi ambasadorin amerikan  për ndihmën e vazhdueshme që  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite dhe po vazhdojnë të japin për ngritjen profesionale  të  FSK-së,  siç është  bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Numri një i FKS-së poashtu e falënderoi, lidhur me kërkesën e Kongresit Amerikan  që të  fillojnë përgatitjet  që  Kosova  të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button