Çaushi nuk e njeh gjyqin dhe Maqedoninë si shtet

Seanca gjyqësore kundër Zahir Bekirit i njohur si Çaushi dhe vëllait të tij Imer Bekiri, kaloi në një konfrontim në fund të seancës kur i akuzuarit Zahir Bekiri akuzoi trupin gjykues për maltretim diskriminim ndërsa tha nuk e njeh jo vetëm gjyqin por edhe Maqedoninë si shtet, transmeton Alsat-M.

“Ju nuk mund të më gjykoni mua, ky është gjyq i VMRO-së. Unë nuk e pranoj këtë gjyq dhe as këtë shtet ky është FYROM dhe jo Maqedoni. Mua mund të më gjykoj vetëm “Sheriati”. Më diskriminoni dhe maltretoni vetëm pse jam shqiptarë dhe mysliman. Nuk mundemi mua të më dënoni siç i dënoni shqiptarët tjerë nga 20 vite burg. Deri sa prokurori Stefanovski gjashtë orë më maltretonte ju si prokurore çka bënit keni, ju vetëm keni shikuar. Për këtë arsye unë nuk e pranojë këtë trup gjykues dhe më dënoni sa të doni, do ti përballoj”, tha Zahir Bekiri “Çaush”.

Ndërsa gjatë seancës gjyqësore sot kanë dëshmuar tre presona, emrat e të cilëve janë gjetur në letërnjoftimet e falsko, për cka edhe akuzohen vllerëzit Bekiri, si dhe përgjegjës dhe të punësuar në sektorin për krim kompjuterik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button