Egjipt, gazetari i dënuar me vdekje në kërkim të drejtësisë

Gazetari Ibrahim Helal i dënuar me vdekje në Egjipt me pretendimin për spiunazh thotë se akuzat ndaj tij janë trillime dhe të pabaza. “Padia është një fijasko e sajuar që të më dënojnë mua dhe Al Jazeera-n”, tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).

Punonjësi i Al Jazeera-s, Helal është një nga 6 personat e dënuar me vdekje në fillim të këtij muaji me akuzën se ka shpërndarë sekretet e shtetit të Egjiptit Katarit dhe Vëllazërisë Muslimane.

“Jam një ndër të akuzuarit nën akuzën e rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale të Presidencës së Egjiptit. Fajësohem me atë se kam bërë rrjedhjen e dokumenteve të Egjiptit Katarit në këmbim të parave”, tha ai në një bisedë për AA.

Ai duke theksuar se prokurorët egjiptian nuk kanë deklaruar identitetet e zyrtarëve të Katarit të cilët marrin pjesë në aktakuzë dhe pretendohen se kanë siguruar informacione, tha se akuzat janë trillim dhe të pabaza. “Padia është një fijasko e sajuar që të më dënojnë mua që desha ta transmetojë gjendjen në Egjipt në mënyrë objektive dhe Al Jazeera-n”, u shpreh Helal.

Gazetari Helal tha se nuk ka të drejtë për apel për shkak se vendimi për ekzekutim është dhënë në mungesë të tij. Sipas tij, të akuzuarit tjerë të cilët gjenden në Egjipt do të apelojnë vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button