Siri, në sulmet ajrore vriten 8 dhe plagosen 19 persona

Në sulmet ajrore të regjimit sirian në vendin Han Sibil, që ndodhet në juglindje të qytetit Idlib, humbën jetën 8 persona ndërsa 19 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Mbrojtjes civile në këtë rajon thanë se avioni i regjimit sirian ka bombarduar vendbanimin i cili gjendet nën kontrollin e opozitës.

Në sulm humbën jetën edhe gra dhe fëmijë.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin në periferi, ndërsa në objektet e banimit kanë pësuar dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button