Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin Jan Petersen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot gjithashtu në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

“Thaçi theksoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato. Ai gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. ‘’Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike’’, theksoi Thaçi. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button