Drejtoresha e Komedisë kërkon plumba gome, korrespodenti i MIA-s plumba të vërtetë për “Revolucionin Laraman”

Në statusin e aktores dhe drejtores së Teatrit të Komedisë, Jelena Zhugiq, e cila ka shkruar:

“Tani më lajmëruan se kam “Revolucion Laraman” përpara Tetarit të Komedisë, kanë gjuajtur ngjyrë dhe e kanë bërtitur emrin tim, njofton Portalb.

jelena-status

 

Korrespodenti i Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA) nga Brukseli, Boban Nonkoviq me koment skandaloz.

Nikoviq ka komentuar: “E kur kërkon plumba gome! Sa mirë ka plumba të vërtetë”.

 

13254413_1111449208908086_4189380797170024537_n-670x82

Komenti i tij vjen pasi ditë më parë, drejtoresha e Teatrit të Komedisë, Zhugiq, në profilin e saj në Facebook ka kërkuar nga policia që të përdorë plumba gome për qytetarët që protestojnë në protestat e organizuara nga sektori civil gjegjësisht nga “#Protestoj” apo “Revolucioni Laraman”, transmeton Portalb.

13244658_10154959446464466_1679091555539843368_n

“MJAFT ËSHTË! Pse Institucionet e shtetit nuk i mbrojnë të mirat shoqërore! Ku janë plumbat e gomës?”, ka shkruar ditë më parë, Zhugiq, kundër protestuesve të “Revolucionit Laraman”, që çdo ditë në shënjestër kanë institucionet e shtetit që sipas tyre nuk punojnë si duhet, dhe për këtë arsye edhe i gjuajnë me ngjyrë. /Portab

“Revolucioni Laraman” është lëvizja e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button