Mogherini: Turqia dhe BE-ja po përballen me probleme të përbashkëta

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se në Evropë ka vullnet politik që me Turqinë të punohet në një mënyrë konstruktive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetën gjermane “Die Welt”, Mogherini theksoi BE-ja ka shumë drejtime të përbashkëta me Turqinë dhe kanë agjendë të përbashkët të gjerë e cila nuk përfshin vetëm çështjen e refugjatëve, por edhe çështje të tjera.

Duke theksuar se Turqia dhe BE-ja po përballen me probleme të përbashkëta, Mogherini u shpreh se: “Që të dyja duam që t’i japim fund luftës së brendshme në Siri, që të dyja duam ta zgjidhim çështjen e Qipros dhe që të dyja kërcënohemi nga terrori. Ne mund të jemi partnerë në shumë fusha dhe në palën Evropiane ka vullnet politik që me Turqinë të punohet në një mënyrë konstruktive.”

Në lidhje me marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët, Mogherini tha se në rast se qeveria turke vendos për ndryshime politike, kjo ka gjasa të diskutohet, porse presin që qeveria e re në Turqi ta miratojë marrëveshjen në fjalë.

Në pyetjen se “A prisni që në bisedimet për anëtarësim më 2016 të hppen kapituj në lidhje me shtetin e së drejtës?”, Mogherini u përgjigj se “Shpresoj që në kuadër të bisedimeve mes BE-së dhe Turqisë, këtë vit të hapen kapitulli i 23-të dhe 24-të dhe më pas të fillojnë bisedimet në lidhje me të drejtat themelore, gjykatën dhe të drejtat demokratike.”

Duke theksuar se këto kapituj janë të rëndësishëm për t’u arritur përparime në fusha të rëndësishme, Mogherini megjithatë shtoi se para hapjes së kapitujve më e rëndësishme është plotësimi i kritereve të nevojshme.

– Sanksionet ndaj Rusisë-

Në lidhje me sanksionet të cilat BE-ja i zbaton ndaj Rusisë, Mogherini tha se heqja e sanksioneve ndaj Rusisë nga krerët e qeverive dhe shteteve të BE-së varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Minskut, porse deri më tani nuk është arritur një gjë e tillë.

Ndërkaq, në pyetjen se “Afati i sanksioneve të rëndësishme ndaj Rusisë skadon në korrik. A mendoni se do të zgjaten?”, Mogherini tha se “E pres një gjë të tillë”.

Mogherini tha se Rusinë për një periudhë të gjatë e kanë konsideruar si partner strategjik, por sipas saj sot ajo nuk është e tillë dhe se, megjithatë, Rusia vazhdon të ngelet një vend strategjik.

Mogherini shtoi se 28 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe Rusia kanë vendosur të punojnë së bashku në fusha ku kanë interes të përbashkët, të cilat kanë të bëjnë me Sirinë, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Iranin dhe Libinë.

Ajo gjithashtu shtoi se disa shtete anëtare të BE-së kanë qasje të ndryshme sa u përket politikave të sanksioneve dhe se përkundër kësaj, është e nevojshme që të merren vendime të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button