Aliu: Shkaktarët e krizës VMRO-BDI, vazhdojnë me veprime të njëanshme

“Shkaktarët e krizës VMRO-BDI, vazhdojnë me veprimet e njëanshme për temat të cilat ishin pjesë bisedimeve dhe për të cilat duheshte të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike ne vend me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së”, kështu ka deklaruar deputeti i PDSH-së Imer Aliu në një konferencë për shtyp, raporton Portalb.

Ai shtoi se kjo qasje e dy partive në pushtet, për PDSH-në dhe shqiptarët është e papranueshme sepse sipas tij, nuk është në frymën e dialogut dhe e thellon krizën politike edhe më shumë dhe siç thotë ai, e ngufatë perspektivën euroatlantike me pasoja të paparashikueshme.

PDSH, vlerëson se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësimin dhe garancitë e faktorit ndërkombëtarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button