“Ka Ardhmëri” kërkon nga Izraeli që ta hetojë rastin me Hakeinin

Lëvizja Civile “Ka Ardhmëri”, sot zyrtarisht ka dorëzuar kërkesë që Ministria e Drejtësisë së Izraelit, ta fillojë procedurë hetimore për involvimin e qytetarit të tyre, Haim Hakenini, siç thonë ata, në skandal korrupsioni në Maqedoni, njofton Portalb.

“U drejtohemi zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë së Izraelit, dhe kërkojnë që në bazë të nenit 291A i Kodit Penal të Izraelit, sipas të cilit ndalohet ofrimi shërbimeve të pjesëtarëve të shteteve të huaja me qëllim që të fitohet marrëveshje biznesi”, shkruhet në kumtesën e “Ka Ardhmëri”.

Nga atje informojnë se Lëvizja kërkesën të cilën e kanë dorëzuar, janë të theksuara edhe shkrimet e mediave izraelite që në mënyrë të detajuar kanë informuar dhe vazhdojnë të informojnë në lidhje me  hulumtimin e skandalit korruptiv i cili është dëgjuar në të ashtuquajturat “bomba” të liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Ditë më parë, “Ka Ardhmëri” nga Vlladimir Llazareviq ka dërguar kumtesë në të cilën njofton se mediat në Izrael kanë filluar që ta hulumtojnë tregimin për skandalin korruptiv në të cilin është i involvuar qytetari i tyre Haim Hakeini, njofton Portalb.

Në tekstin me titull “DËGJONI: Maqedonasit protestojnë kundër skandalit të madh korruptiv në të cilin janë të involvuar izraelitët”, sqarohet sfondi i protestës dhe arsyet e të njëjtëve se pse kanë filluar, por edhe për skandalin me provizionin për prokurimin e pajisjes izraelite për përgjim.

“Në tekst janë të përfshirë emrat e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, por edhe emri i Svetllana Kostovës si dhe qytetarit izraelit, Haim Hakeini duke përshkruar rolin e tyre në skandalin korruptiv. Gjithashtu, “Time of Israel” thirret në një tekst të publikuar në gazetën e biznesit “The Marker” ku shkruhet se pajisja sipas të gjitha gjasave është shfrytëzuar për përgjimin e qytetarëve. Ky tekst praktikisht në mënyrë të pashmangshme do të sjellë deri te vendimi ligjor për skandalin edhe në Izrael, që do ta ndriçojë rastin, në të cilin janë të involvuar persona nga Maqedonia”, kanë njoftuar nga “Ka Ardhmëri”, transmeton Portalb.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë link: LISTEN: Macedonians protest massive bribe scandal involving Israelis

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button