Ahmeti priti ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Ven Zhenshun

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadorin e Kinës në Maqedoni, Ven Zhenshun.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Zhenshun biseduan për bashkëpunimin bilateral dhe angazhimet kineze për zhvillim, në veçanti në Maqedoninë veriperëndimore, si dhe për krizën politike në Maqedoni.

Ahmeti e njohtoi ambasadorin Zhenshun mbi hapat që BDI-ja i ka ndërmarrë për të nisur zgjidhjen e krizës dhe mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pranuar iniciativën e BDI-së e cila mundësoi rikthimin e menjëhershëm të parlamentit.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për projektet zhvillimore duke u fokusuar në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër-Strugë, por u fol edhe për interesin kinez për të ndërtuar edhe rrugën Gostivar – Kërçovë me ç ‘rast do të kompletoheshte autostrada “Nënë Tereza” si pjesë e korridorit tetë.

Ahmeti falënderoi kompanitë kineze për ndihmesën e dhënë gjatë vërshimeve në Tetovë si dhe përshëndeti gatishmërinë kineze për të ndërtuar një shkollë fillore në po këtë komunë, thuhet mëtej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button