“Revolucioni Laraman”: Gjykata Kushtetuese tregoi shenja jete, vazhdojmë me protesta

“Gjykata Kushtetuese tregoi shenja jete, megjithatë kjo  nuk është e mjaftueshme”, kështu e kanë komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e aktiviteteve zgjedhore, Lëvizja Civile “#Protestoj” e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, njofton Portalb.

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Tradicionalisht, protesta do të fillojë në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup, ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq protesta janë paralajmëruar edhe në 5  qytete tjera të Maqedonisë.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar 8 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button