Propozohet shtyrje e zgjedhjeve pa datë të re

Në rend dite të seancës së 101­-të të Kuvendit, që kryeparlamentari Trajko Veljanoski e konvokoi pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, me të cilin fshihen anëtarët ku parashikohet mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor. Datë e re për zgjedhje nuk parashikohet.

Propozim­ligji për ndryshim të Kodit Zgjedhor është dorëzuar nga koordinatori i grupit të deputetëvetë BDI-­së Talat Xhaferi dhe ai nuk përmban datë të re për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në propozim­tekstin thuhet se me vendimet e propozuara në Kodin Zgjedhor nuk do të parashikohet data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për deputetë.

Tani për tani kjo është pika e vetme e rendit të ditës të seancës së caktuar për në orën 16. Paraprakisht sot Gjykata Kushtetuese në seancë njëzëri vendosi të sjellë procedurë për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërbërje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga 18 janari i vitit 2016 dhe Vendimit për ndryshim të Vendimit për shpërndarje të Kuvendit nga 23 shkurti i vitit 2016. Madje, gjykatësit kushtetues sollën edhe masë të përkohshme me të cilën ndërpriten të gjithë veprimet zgjedhore. Veljanoski informoi se si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, A.nr.104/16 prej 18 maj 2016, e informoj opinionin e Maqedonisë se në bazë të kompetencave të mia të definuara me Kushtetutën e shtetit, për sot në orën 16 e caktoi mbledhjen e 101­të.

Veljanoski, siç tha, shpreh bindje të thellë se zhvillimi i mëtutjeshëm i proceseve demokratike në Republikën e Maqedonisë më së miri mund të realizohet në Parlamentin e Maqedonisë për ç’arsye u bën thirrje të gjithë deputetëve pavarësisht përcaktimit politik, të marrin pjesë në mënyrë aktive.

“Njëkohësisht, e shpreh edhe bindjen time të fuqishme se vetëm përmes sendërtimit të marrëdhënieve të ndërsjellta ndërmjet të gjithë faktorëve relevantë në shtet, në mënyrën më të mirë të mundshme do të ndihmohet në drejtim të realizimit to prioriteteve strategjike të Maqedonisë siç janë pa dyshim, anëtarësimi në NATO dhe BE, avancimi i marrëdhënieve strategjike me SHBA, si dhe krijimi i të gjitha parashtresave për zhvillim ekonomik, social dhe gjithpërfshirës të Maqedonisë”, theksoi Veljanoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button