Hojt Ji në takim me liderët partiakë

Zëvendësndihmësi sekretari i shtetit për Evropë dhe Azi në Departamentin e shtetit Hojt Brajan Ji sot në Shkup do të realizojë takim me liderët e partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos. Diplomati amerikan, siç konfirmuan burime partiake, pasdite në hapësirat e Ambasadës do të realizojë takime të ndara me liderin e BDI­-së Ali Ahmeti, të PDSH-­së Menduh Thaçi dhe LSDM-së, Zoran Zaev.

ëvendësndihmësi sekretar i shtetit Ji vjen në vend në kohë të krizës politike dhe zgjedhjet e caktuara për më 5 qershor, në të cilat u paraqit vetëm VMRO-­DPMNE-­ja dhe koalicioni, ndërsa zbatimin e të cilave sot me masë të përkohshme e ndërpreu Gjykata Kushtetuese. Herën e fundit Ji në Maqedoni ishte në mars të këtij viti.

Temë e takimeve të tij me liderët politikë të Maqedonisë atëherë ishte zbatimi i marrëveshjes së Përzhnos dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button