Hojt Ji për vizitë në Maqedoni

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Azi në Departamentin e shtetit Hojt Brajan Ji sot vjen në Shkup.

Siç informuan nga Ambasada e SHBA-­së në Shkup, tani për tani nuk ka hollësira për agjendën e takimeve të diplomatit amerikan në vend. Zëvendësndihmës sekretari shtetëror Ji vjen në vend gjatë krizës politike dhe zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, në të cilat do të marrë pjesë vetëm VMRO­-DPMNE-­ja.

Për herë të fundit Ji në Maqedoni ishte në mars, të këtij viti. Temë e takimeve të tij me liderët politik të Maqedonisë atëherë ishte zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button