“Parakalim i maturantëve 2016” të premten në mesditë në sheshin “Maqedonia”

Në sheshin “Maqedonia” të premten në mesditë do të mbahet “Parakalimi i maturantëve” në të cilën tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadril.

Organizatori i ngjarjes, Drejtoria për Kulturë dhe Art ­ Shkup, pret të kyçen rreth 1.200 maturantë prej 20 shkollave të mesme nga Shkupi, si dhe 1.300 moshatarë të tyre prej 12 shkollave të mesme në Strugë, Ohër, Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli dhe Negotinë. Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40 me fjalim të kryetarëve të komunave. Pastaj maturantët do të thonë deklaratat për ndalim e dhunës, pas ç’ka do të vijoj kyçje e drejtpërdrejt e Radio Sllovenisë prej ku do të merret muzika nga opera e Shtrausit “Lakuriqi” në të cilën maturantët saktë në orën 12 në të gjitha qytetet pjesëmarrëse në manifestim do ta vallëzojnë.

Nikolla Gligorov nga Drejtoria për Kulturë dhe Art sot në konferencë për shtyp tha se “Parakalimi i maturës” veçmë është manifestim tradicional i cili çdo vit tërheq numër gjithnjë e më të madh të maturantëve të cilët vullnetarisht paraqiten për pjesëmarrje.

Daniella Zaharieva Adamova, udhëheqëse e Sektorit për arsim në qytetin e Shkupit, tha se “Parakalimi i maturës” është rritur në mark të llojit të vet në Shkup, manifesti i cili, siç tha, u bë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore­argëtuese e të rinjve në Shkup.

“Parakalimi i maturës” filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër në organizim të Drejtorisë së Kulturës dhe Artit në Shkup dhe Klubit vallëzues të sportit “Ritam plus” nga Shkupi. Në nëntë vitet e kaluara në parakalimin në Shkup kanë marrë pjesë gjithsej 6.552 maturantë dhe 8.146 në qytetet të tjera në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button