Pushteti i krimit

Mediet ndërkombëtare raportojnë se Ballkani akoma mbetet toka e heronjve të rremë ku adhurohen deri edhe kriminelët kurse mbeten në pluhurin e harresës ata që vërtetë mbrojtën vlerat e lirisë. Kështu në Ballkan vijon adhurimi për njerëzit që kanë pushtet, paranë edhe përkundër faktit se ky pushtet e kjo pasuri mund të jetë krejt i(e) padrejtë. Në trojet ballkanase cilësohen “heronj” deri edhe vrasësit, kriminelët me damkë, shkaktarët e luftrave dhe të kaosit galopant. Cilësohen deri “heronj” njerëz që kanë vrarë përmes pushtetit jo veç një, por edhe qindra e mijëra persona. Akoma vijojnë të trajtohen sikur të ishin heronj politikanë apo persona të caktuar me influencë që i kanë duart e lyera me gjak jetësh njerëzore të pafajshme, që e penguan lirinë e njerëzve dhe që shkatërruan dhe rrethuan qytete.

  1. Kryekriminelët Mlladiç e Karaxhiç, heronj ndër serbë

Në vazhdë të trajtimit të kriminelëve sikur të ishin heronj, rasti më ekzemplar është ai i Ratko Mlladiç dhe i Radovan Karaxhiç. Dy liderët militarë serbë kanë kaluar nga Gjykata e Hagës ku janë akuzuar për krime të rënda si “genocid” apo “krime kundër njerëzimit”. Janë madje të dokumentuara edhe me video vrasjet makabre të boshnjakëve nga ana e këtyre liderëve nëpër fushat e Srebrenicës dhe rrethimi që i është bërë Sarajevës. Dy liderët e milicisë famëkeqe të Serbisë për fat të keq kanë shumë adhurues në shtetin serb. Emri i tyre ende është ndër institucione si “gjeneralë të luftrave”. Kurse mbetet thuajse i harruar emri i atyre gjeneralëve – qofshin këta edhe serbë – që refuzuan të rrethojnë Sarajevën dhe nuk e drejtuan pushkën kundër njerëzve të pafajshëm. Këta të fundit jo vetëm që pak njihen, por edhe kur përmenden nga ana e serbëve, më shumë përbuzen. Realitet i këtillë, ku kriminelët ngrihen në pietestal kurse heronjtë e vërtetë varrosen është dramatik. I tillë realitet ka pasoja të tmerrshme mbi vetë popullatën serbe duke mos e shkëputur nga mitet e rreme që qarkullojnë brenda për brenda Serbisë. Tjetër është se paqja dhe kultivimi i tolerancës etnike në Ballkan nuk mund të vijë duke ngritur si heronj kriminelët. Kjo do të thotë ti trazosh shpirtrat e të vrarëve. Paqja vjen kur kriminelët të mos lartësohen qoftë edhe brenda shtetit të vet. Kjo duhet të ndodh edhe me shqiptarët. Edhe kur kriminelët të jenë shqiptarë, ata s’bën të ngrihen në pietestal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button