Franca mbështetje të fortë për Kosovën

Ambasadori i Francës në OKB, François Delattre i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës drejt rrugëtimit, siç ka thënë ai, edhe në organizmat tjerë evropianë, shkruan Koha.net.

Përveç Qeverisë së Kosovës, ambasadori francez ka lavdëruar edhe punën e Misionit Evropian në Kosovë, EULEX.

Në fjalimin e tij gjatë seancës së OKB-së, ku u shqyrtua raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon për Kosovën, francezi ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Speciale si dhe ka thënë se Franca e mbështetë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, transmeton kp.

Po ashtu Franca, sipas ambasadorit francez, ofron mbështetje për njohje ndërkombëtare.

Ai ka uruar anëtarësimin e Kosovës në UEFA si dhe ka shprehur dëshirë që ky anëtarësim të ndodhë edhe në OSBE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button