Pulsi i manipulimit dhe i turpit

[Recension: Еksponentët punojnë për kryeministër shqiptar]

Njëria nga parimet kryesore progresive të gazetarisë është përfshirë në preambulën e Kodit të gazetarëve. Ai ua bën me dije gazetarëve se cili është roli i tyre në një shoqëri demokratike:

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike.

Në përmbajtjen mediatike që e recensojmë nuk mund të dallohet as gjurma më e vogël e vlerave që i parasheh ky rekomandim i Kodit. Përkundrazi, teksti është përplot me përjashtime dhe me refuzim të lirisë së të shprehurit. si njëra nga të drejtat themelore të njeriut. Aq më tepër, në këtë përmbajtje sulmohet personaliteti dhe integriteti i autorit të mendimit të shprehur në njërën nga rrjetet sociale dhe formulohet një akuzë për të cilën nuk ka asnjë bazë.

05132016-Puls24-FilipLinku deri te artikulli origjinal: Еksponentët punojnë për kryeministër shqiptar

Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016                                

Data e recensionit: 15.05.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

AKUZË E TRILLUAR

Аutori i përmbajtjes në rrjetet sociale vetëm e ka shfrytëzuar njërën nga veglat që janë në dispozicion në atë medie për të realizuar anketë në pyetjen:

A është në rregull që shqiptari etnik të bëhet kryeministër, kryetar shteti ose ministër për punë të jashtem i RM-së?

Pyetja është shumë legjitime, nëse e kemi parasysh porosinë na paragrafi i lartëpërmendur i Kodit të gazetarëve, i cili parasheh që të respektohet pluralizmi i ideve dhe i qëndrimeve.

Në vend të respektimit të këtyre parimeve, që në titullin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë, bëhet spin dhe manipulim dhe në mënyrë propaganduese autori i mendimit të shprehur shpallet si “eksponent” i kësaj ideje. Kinse bëhet fjalë për ndonjë gogol dhe për ankthin më të madh të kombit!

Mirëpo, kjo nevojitet për ta nxitur ngritjen e temperaturës, për shkak se arsye tjetër gazetareske për një shkrim të tillë propagandues – nuk ka.

Pastaj vjen edhe manipulimi me fotografinë, e cila është transformuar që të shkaktohen emocione plotësuese të fobisë ndaj grupit tjetër etnik i cili prezantohet si kërcënim për vendin.

I gjithë teksti, në fakt, është koment që mbjell frikë dhe që ka për qëllim të nxisë urrejtje.

MANIPULIM

Problemi i ardhshëm i kësaj përmbajtjeje mediatike është vërtetësia, gjegjësisht manipulimi i sërishëm me veglat e rrjetit social. Në fakt, me qëllim të nënçmimit të mendimit të shprehur, është bërë interpretim i gabuar i elementit kohë, me të cilin përcaktohet afati për përfundimin e anketës. Мanipilimi thotë se kanë kaluar 23 orë dhe se askush nuk është “mashtruar” pas anketës, e në fakt e vërteta është se deri në fund të anketës kanë mbetur edhe 23 orë (e 12 minuta, të jemi shumë të saktë). Ka dallim, apo jo!

Përndryshe e vërteta është se në fund të anketës në të kanë votuar 309 pjesëmarrës dhe 21 e kanë retweet-uar.

Filip Stojanovski razvigor Twitter

Dhe në fund, edhe një manipulim me të vërtetën që ka të bëjë me këtë citim:

“Përndryshe Filip Stojanovski është fëmijë i oficerit të ish-APJ-së, armatë e cila gjatë largimit nga Maqedonia i vodhi armët, i mori madje edhe batanijet dhe prizat, me shpresë se do të na bëjë gjah të lehtë për fqinjët që duan të na shkatërrojnë.”

E vërteta edhe për këtë është një dhe e vetme, dhe nuk është kjo që sugjerohet. Ajo është publikuar si demant personal i autorit të anketës në njërin nga forumet në rrjetet sociale dhe aty thuhet se babai i Stojanovskit nuk ka qenë oficer i APJ-së, por ushtar i thjeshtë edhe atë 14 vite para tërheqjes së APJ-së nga Maqedonia.

Çka tjetër të përfundojmë… Hajde, do ta lëmë që ju, lexues të nderuar të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”, t’i plotësoni këto tre pika.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button