Danilo Medina fitoi mandatin e dytë katërvjeçar si presidente e Republikës Dominikane

Danilo Medina fitoi mandatin e dytë katërvjeçar si presidente e Republikës Dominikane. Sipas rezultateve paraprake, në zgjedhjet e së dielës, Medina ka marë 62 përqind të votave.

Fitorja e Medinas në zgjedhje nënkupton edhe konsolidimin në radhët e Partisë Çlirimtare Dominikane, e cila është në pushtet që nga viti 2004.

Në garën presidenciale, konkurrenti kryesor i Medinas ishte kandidati i Partisë Moderne Revolucionare, Luis Abinaderi, i cili fitoi 36 përqind të votave.

Pak para mesnatës të së dielës, Komisioni i Zgjedhjeve numëroi votat në rreth 25 për qind të vendvotimeve. Në deklaratën e tyre bëhet e ditur se zgjedhjet janë zhvilluar pa asnjë incident, megjithatë ka edhe nga ata që pretendojnë se kishte edhe vota të blera dhe bërje fushatë para vendvotimeve.

Të paktën një person u vranë dhe katër u plagosën në një përleshje mes mbështetësve të Partisë Çlirimtare Dominikane dhe rivalëve të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë 26 parti politike, dhe të drejtën e votimit e kishin rreth 6.7 milionë votues. Gjithashtu, është votuar edhe për 190 deputetë, 32 senatorë, 158 kryetarë të komunave dhe 1 164 këshilltarë komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button