VMRO-DPMNE e filloi fushatën, jo me mitingje, por me takime të drejtpërdrejta me qytetarët

VMRO-DPMNE sot e filloi fushatën zgjedhore, por jo me mitingje, por me komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, informojnë për Agjencinë e Lajmeve “Meta” nga partia në pushtet. Nga atje thonë që mënyra e këtillë e fushatës do të praktikohet për shkak të asaj që nuk është e zakonshme gjendja në të cilën ndodhet shteti. Deri më tani nuk duan të zbulojnë se a do të bëjnë mitingje, transmeton Portalb.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot duhet të mbajë takim punues në të cilët do të debatohet për atë se si do të veprohet pasi që është konstatuar se në zgjedhjet e caktuara më 5 qershor do të merr pjesë vetëm një koalicion.

Fushata, kampanja

Fillon fushata për zgjedhjet e 5 qershorit

Sipas Librit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5.

Zoran Zaev

Zaev: Le të fillojë VMRO-DPMNE me fushatën, pastaj LSDM do ta tregojë strategjinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka deklaruar se ende është herët që t’i zbulojë strategjitë partiake për më 5 qershor, transmeton Portalb.

 Në lidhje atë se më 7 prill në konferencë për shtyp, Zaev tha se LSDM “Nuk ka qëllim që në televizion t’i shikojë zgjedhjet”, ai tha se në vijim do të deklarohet në lidhje me strategjitë e partisë së tij.

“Ende është herët që ta deklarojmë strategjinë tonë për më 5 qershor, por le të fillojë VMRO-DPMNE të organizojë mitingje dhe ngjarje për zgjedhje, atëherë edhe ne do të fillojmë me strategjinë tonë. Edhe pse jam i sigurt se ajo nuk do të ndodhë”, tha Zaev.

Trajko Veljanovski

Veljanovski përsëritë qëndrimin: Nuk kam mundësi kushtetuese që ta thirr Kuvendin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot përsëriti se nuk ka mundësi kushtetuese të thirr seancë të Kuvendit të shpërndarë.

“E ndjekë situatën në Maqedoni këto dy ditë. Jam i njohur me ngjarjet dhe të gjitha ato kërkesa para Kuvedit dhe për vet Kuvendin dhe do të dëshiroj ta përsëris atë qëndrim të përgjithshëm që e kam shprehur deri tani se unë nuk kam mundësi kushtetuese të thirr seancë të Kuvendit të shpërndarë. Kjo është rregulla themelore e një rendi kushtetues dhe juridik i cilitdo shtet, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Veljanovski, i pyetur për situatën aktuale politike sot në Romë ku e udhëheq delegacionin e Maqedonisë me rastin e shënimit të Ditës së Shën Kirilit.

Vllado Kambovski dhe Trajko Veljanovski

Kambovski- Veljanovskit: Shteti po shpërbëhet

Akademik Vllado Kambovski i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Trajko Veljanovski të mos i komplikojë punët dhe menjëherë të thirre përbërjen parlamentare, sepse në këtë moment përgjegjësia për ardhmërinë e shtetit është personalisht e tij, transmeton Portalb.

Sipas tij, Veljanovski është i detyruar që ta tërheq vendimin për zgjedhje sepse nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

Liljana Popovska

Popovska: Listat e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së janë mashtrim për njerëzit naiv dhe anëtarësinë

Kryetarja e partisë RDM dhe deputete Liljana Popovska, si mysafire në emisionin Top Tema në Televizionin Telma, e pyetur nëse dorëzimi i listës së kandidatëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nga ana e VMRO-DPMNE-së do të thotë se do të ketë zgjedhje me 5 qershor ose është vetëm ndërtimi i pozicioneve më të mira në negociata, dha deklaratë të saktë se bëhet fjalë për ndërtimin e pozicioneve më të mira në negociata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button