Që ta merr pensionin presidencial, Ivanov duhet të shpallet person me paaftësi të përhershme profesionale

Kryetarit Gjorge Ivanov i është rrezikuar pensioni i përjetshëm që i takon sipas ligjit, nëse Kuvendi voton për impiçment (votëbesim) dhe e shkarkon për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe keqpërdorimit të funksionit, shkruan “Sakamdakazam”, transmeton Portalb.

Gjykata Kushtetuese mund të diskutojë për marrjen e imunitetit të presidentit, nëse atë prej tij e kërkon Kuvendi, për shkelje të kushtetutës dhe ligjit për të cilën deputetët vlerësojnë se kryetari e ka shkelur.

Ligji është i qartë dhe përcakton vetëm tre raste të privilegjeve për të dhe familjen e tij në llogari të shtetit dhe ajo është e caktuar në nenin 2:

  1. Presidenti i Republikës së Maqedonisë fiton të drejta me këtë ligj pas kalimit të mandatit në të cilin është i zgjedhur.
  2. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, fiton të drejta me këtë ligj edhe për shkak të paaftësisë së përhershme ta kryej funksionin për kohëzgjatjen e mandatit.

Familja e presidentit të Republikës së Maqedonisë fiton të drejta të përcaktuara me këtë ligj në rast të vdekjes së presidentit, transmeton Portalb.

Pastaj shkruhet se në rastin e parë, gjatë ndalimit të rregullt të mandatit, presidentit të deriatëhershëm i pason pension, me vlerë të barabartë të pagës të cilën e ka marrë presidenti i Republikës së Maqedonisë, të drejtës së sigurimit të hapësirës së zyrës, zgjedhjen e tre personave profesional që do t’i zgjedhë ai, por ende të drejtën e shfrytëzimit të veturës zyrtare dhe shofer zyrtar në bazë të dispozitave të sjella nga ministri i Punëve të Brendshme.

Nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë si person me paaftësi të përhershme profesionale tani, përderisa ende është në funksion, Ivanov nuk do të ketë kabinet, por do ta mbajë pensionin.

Nga ish presidentët, vetëm Branko Cërvenkovski ka pension të përjetshëm presidencial dhe kabinet. Familja e të ndjerit Boris Trajkovski, bashkëshortja e tij Vilma dhe fëmijët, shfrytëzojnë privilegje tjera, të cilat janë të caktuara sipas ligjit nëse presidenti ndërron jetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button