Renova siguroi mbetjen në Ligën e Parë

Skuadra e renovës ka arritur të shënojë edhe një fitore në ndeshjen e fundit të sezonit për ekipet që po luanin në grupin e “Plau Out”-it, ndërsa fitore ka shënuar ndaj Mlladostit në cilësinë e mysafirit.

Me këtë fitore Renova ka mbajtur diferencën prej një pike epërsi ndaj Horizontit, e që ju ka mjaftuar gips punuesve nga Xhepçishti për të mbetur në elitën e Ligës së parë të Maqedonisë në futboll.

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani që në fillim ishte favorite në këtë ndeshje, ndërsa këtë e dëshmoi me dy gola shuam të shpejtë që shënoi në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 17-të ka shënuar Demir Imeri, ndërsa më pas golin e dytë e ka shënuar në minutën e 21 Remzi Selmani. Në pjesën e dytë Fatjon Jusufi zëvendësoi Emran Ramadanin, ndërsa në minutën e 76-të, pikërisht Jusufi ngriti epërsinë e Renovës në 3:0.  Por Renova si duket në ndeshjen e fundit dëshironte të zbrazë mllefin e kampionatit ndaj Mlladostit duke vazhduar të shënojë gola. Kështu në minutën e 85-të, edhe një herë në listën e golashënuesve u regjistrua Jusufi.

Edhe Turnova shënoi fitore, por ishte e kotë pasi që Renova nuk lejoi të ndodhë befasia në Ohër, kështu që Horizont Turnova do të kërkojë që të mbetet në Ligën e Parë me ndeshjen e balotazhit ku për kundërshtar do të ketë ekipin e Pelisterit. Në ndeshjen e sotme Horizonti e ka mundur Metalurgun, ndërsa dy gola erdhën në pjesën e parë me autor Mario Krstovski i cili shënoi vetëm pas tre minutave lojë, ndërsa në minutën e 15-të shënoi Filip Timov. Në pjesën e dytë Aleksandar Vasiliev ka shënuar golin e tretë për Turnovën. Por Mario Krtsovski në minutën e ‘71, shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, ndërsa të katërtin për Tunovën. Vetëm dhjetë minuta para fundit, Turnova shënoi edhe një gol tjetër, kësaj radhe autor ishte Mitko Mavrov. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button