Certifikohen punëtorët e parë të rinj në Maqedoni

Për herë të parë në Maqedoni janë certifikuar persona për Punëtorë të rinj në kuadër të avancimit të punës me të rinjtë, i cili është një prej prioriteteve të Koalicionit të organizatës rinore SEGA.

Trajnimi për certifikim të trajnuesve, i cili përfundoi sot është pjesë e projektit “Hapi yt i parë që të bëhesh punëtor i ri” që e zbaton SEGA në bashkëpunim me partnerët nga Normandia, Francë. Trajnimin e kanë realizuar trajnues të certfikuar nga Franca.

Qëllimi kryesor i projektit ka qenë që të trajnohen dhe certifikohen 15 punëtorë të rinj për dërgesë të modulit të kompletuar fillestar për punëtorë të rinj të ardhshëm, përfaqësues nga organizata dhe institucione, të cilët punojnë me të rinjtë.

Në trajnim janë përfshirë edhe katër punëtorë të të rinjëve, të cilët punojnë në dy qendrat e reja informative në Maqedoni (INFO SEGA në Kavadar dhe Prilep) si dhe 11 përfaqësues të organizatave rinore nga mbarë Maqedonia.

Ky trajnim realizohet si pjesë e aktivieteve të projektit “Njohje e punës rinore” që SEGA e zbaton në partneritet me organizatat Avril dhe Maison Pour Tous nga Franca, si pjesë e programit për bashkëpunimin e decentralizuar me rajonin e Normandisë së Poshtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button