Ramadani dhe Flamurtari mbesin në Superiore

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar trajneri shkupjan i Flamurtarit, Zekirija Ramadani, se arma kryesore e ekipit të tij do të jetë qetësia dhe përgatitja fizike. Kështu ka ndodhur sot në Ballsh, ku Flamurtari i Shkupjanit Ramadani i ka shpëtuar rënies nga kategoria.

Takimi mes Bylisit dhe Flamurtarit u mbyll në barazim pa gola, me këtë rezultat vlonjatët ngjiten në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Laçi. Ndërsa Bylisi ndodhet në vendin e parafundit me 32 pikë.

“Jam mase i lumtur për rezultatin e arritur, ishim të përqëndruar në lojë, kërkuam të sulmojmë shpesh në kundërsulme, por duke menduar dhe për mesfushën dhe mbrojtjen ku të gjithë ishin të vetëdijshëm se nuk na lejohet asnjë gabim në këtë ndeshje”, shkurt ka deklaruar për Portalb trajneri Ramadani.

Bylisit i duhet një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe një fitore e Tërbunit ndaj Laçit për të siguruar mbijetesën. Ndërsa Flamurtari siguroi matematikisht qëndrimin në Superiore. Tashmë kuqezinjtë në ndeshjen e fundit do të presë Skënderbeun e vendit të parë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button