KSHZ kërkon anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndryshime në Kodin Zgjedhor, njofton Portalb.

Ndryshimet kërkohet për shkak se ka pasur papajtueshmëri në numrin e votuesve në tre njësi zgjedhore – tretën, katërtën dhe të gjashtën. KSHZ kanë ardhur në përfundim se ka devijime nga më pak se 5% në numrin e votuesve në këto njësi zgjedhore.

Sipas ligjit të ligjit për numrin e votuesve në të gjitha 6 njësitë zgjedhore duhet të jetë përafërsisht i njëjtë dhe nuk mund të devijojë me më shumë se 5 % mes dy njësive zgjedhore. Megjithatë, sipas të dhënave nga lista aktuale zgjedhore, numri i votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore është shumë më i madh se numri i votuesve në njësinë zgjedhore numër një dhe dy.

Kjo kërkesë ishte edhe e Bashkimit Demokratik për Integrim, por deri më tani nuk e ka vendosur në rend ditor. Sipas informatave ky është edhe një hap i partive politike që nën trysninë e faktorit ndërkombëtarë ta anulojnë datën e 5 qershor, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe njëkohësisht të thirret seancë kuvendore, transmeton Portalb.

KSHZ gjithashtu ka konfirmuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në diasporë sepse janë paraqitur më pak votues (5434) se sa numri minimal 6500 votues.

Në seancën e djeshme morën pjesë edhe dy anëtarët e LSDM-së, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të pranishëm në seanca.

Kjo do të thotë që Kuvendi patjetër duhet të veprojë sipas vendimit të KSHZ-së dhe Veljanovski të caktojë seancë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button