Së shpejti  shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, sipas Ali Ahmetit!

Lideri i DUI-t, Ali Ahmeti vazhdon të shpërndaj lajme sensacionale për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve  për gjuhën shqipe në Maqedoni. Gënjeshtra e radhës është hedhur dje nga ai, me premtimet e vjetra se gjuha shqipe sipas tij së shpejti do të jetë zyrtare në mbarë vendin.Në kulmin e krizës së rëndë politike në vend, ai ka gjetur një formë tjetër të joshjes së elektoratit shqiptar duke  e qerasur me “sheqerka demokratike”,  si këto për zyrtarizimin e gjuhës shqipe që s’mund ta realizojë për më shumë se një dekadë.

Në një intervistë ekskluzive për Teleskopi.net lideri DUI-t, Ali Ahmeti mes tjerash  ka thënë  se,”duhet të zbatohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrit, të cilat e garantojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, për të cilën çështje premton se shumë shpejtë do të miratohet edhe ligji që garanton funksionimin e shqipes si gjuhë zyrtare”. Sensacioni i radhës  për zyrtarizim të gjuhës shqipe në mbarë vendin  është hedhur si karrem, për të joshur militantët e luhatur dhe elektoratin  shqiptar të pa vendosur.

Duket qartë zhgënjimi në sytë e integristëve të thjeshtë të cilët janë të pakënaqur  me retorikën dhe qëndrimet e DUI-t, për 14 vjet me radhë me premtime të pambajtura. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një dekleratë të dal boje  si kjo nga arsenali i ndryshkur propagandistik i DUI-t, u provua edhe njëherë t’i bind shqiptarët me deklerata pa mbulesë si kjo se, integristët dhe Ali Ahmeti do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në mbarë vendin  .Tollumbace propagandistike si kjo të hedhura përmes shefit të tyre për opinionin publik shqiptar nuk janë tjetër veç se një  gënjeshtër  më shumë . Se gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në mbarë vendin kjo më nuk pinë ujë.Loja me gjuhën shqipe ka marrë  fund.

Komandant Ali Ahmeti, nga qyteti i Prizrenit si përfaqësues i UÇK-së, më 2001 dha miratimin bashkë me partitë politike shqiptare që në MO, të thuhen këto “margaritarë”  me sa vijon :gjuha e së paku e 20% të popullsisë  lokale të njihet edhe në kushtetutën e Maqedonisë  si gjuhë zyrtare lokale krahas maqedonishtes. Neni 7 i kushtetutës qartëson kush është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Gjuha shqipe dhe emri shqiptar nuk gjinden as në një nen të kësaj kushtetute dhe as në MO veç si bashkësi etnike e 20% të njësisë vendore.

Atëherë ç’kërkon Ali Ahmeti dhe DUI ,nga MO dhe kushtetuta më shumë se ç’ka kërkuar dhe miratuar më 2001? Ky është guri i fundit i dominosë dhe fundi i lojës me gjuhën shqipe  që po loz  Ali Ahmeti për të ardhmen e tij dhe të DUI-t. Zgjedhja më e mirë për të dhe për DUI-n ,si të dështuar në politikë do të ishte dorëheqja  dhe largimi nga skena politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button