BDI ngre iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese

BDI ka ngre iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

BDI kërkon vendimi të shpallet jo kushtetues me çka do t’i mundësoj Kuvendit që prapë të mbajë seancë.

Një iniciativë e këtillë paraprake nuk kishte sukses. Deputeti Talat Xhaferi në deklaratën e tij për Portalb thekson se tani situata është ndryshe.

“Iniciativa paraprake më këtë iniciativë nuk kanë të përbashkët asgjë për faktin që vendimi paraprak ishte i bazuar në përcaktimet kushtetuese se zgjedhjet mund të prolongohen edhe para afatit 4 vjeçar. Vendimi paraprak për zgjedhjet më 24 prill nuk ishte kontestues në kontekstin kushtetues. Mirëpo, Kushtetuta nuk parasheh mundësinë e ndryshimit dhe plotësimit të një vendimi që veçmë është miratuar. Për këtë arsye mendoj se baza kushtetuese është e qëndrueshme që vendimi për shtyrjen të vendimit paraprak është jo kushtetues. Konsideroj se situata juridike është ndryshe”, tha për Portalb Xhaferi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button