Hasani: Arma jonë e fortë “Ballistët” (Foto)

Tri ditë para finales së Kupës së Maqedonisë, (e hënë 16 Maj, ora 20:00), mbrojtësi i trofeut Rabotniçki do të përballet kundër Shkëndijës. Rabotniçki dëshiron të bëjë historinë të jetë skuadra e parë që për herë të tretë radhazi do e fitonte kupën, ndërsa Shkëndija në finalen e saj të tretë kërkon të fitojë kupën e parë në historinë e klubit. Pikërisht sot në konferencë për shtyp folën trajnerët e dhe kapitenët e dy skuadrave.

Tomisllav Franc i Rabotniçkit si nikoqir i pari e mori fjalën duke thënë: Jam shumë krenar me futbollistët e mi që kemi arritur në finalen e shtatë për Rabotniçkin dhe do të tentojmë që ta fitojmë titullin. Kishim probleme në fillim të sezonit, u larguan disa futbollist kyq të ekipit, pastaj na përcollën shumë lëndime, por erdhën disa futbollistë të rinj, të cilët treguan kualitet”.

Kryetrajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç edhe një herë ka thënë se arma e tyre e fortë sigurisht se do të jenë publiku, që ju jep shtytje për rezultate pozitive.

“Dua të falënderoj publikun që na ka mundësuar të arrijmë deri këtu, Të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe do të japim gjithçka nga vetja, me shpresë që do ta fitojmë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Ekipet janë me kualitet të njëjtë dhe shpresoj në futboll të mirë. Në bazë të rezultateve ne jemi favoritë, por dueli me Rabotniçkin nuk do të jetë aspak i lehtë”, ka thënë trajneri Bruno Akrapoviç.

Bruno Akrapoviç

Ferhan Hasani pasi që është kthyer në terren do të jetë i sigurt edhe për duelin final, por Akrapoviç ka thënë se nuk dihet nëse do të jetë që nga fillimi.

Ferhan Hasani

“Mendoj se kjo do të jetë një ndeshje interesante, ndërsa ne kemi respekt ndaj Rabotniçkit. Pres një atmosferë të mrekullueshme, për të dëshmuar se vërtet ka njerëz që e duan futbollin. Ne do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, grupi i tifozëve “Ballistët”, është arma jonë më e fortë dhe shpresoj në sukses”, ka thënë Ferhan Hasani. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button