KSHZ s’mund të bëje asgjë, pret “aminin” e partive politike

KSHZ ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar se a janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 5 qershor. Nga aty thonë se po merren me çështje teknike dhe po i kryejnë obligimet ligjore, raporton Portalb.

Në pyetjen e redaksisë tonë se a është dashur KSHZ të del me qëndrim se a do të mbahen apo jo zgjedhje më 5 qershor pas afatit të 11 majit, kur partitë duheshte t’i dorëzonin listat për deputet në KSHZ, ja si përgjigjet nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca:

“Nuk është obligim ligjor. Varet nga partitë politike a do të shtyhen zgjedhjet. Nëse nuk shtyhen zgjedhjet atëherë ne sipas ligjit zgjedhor jemi të obliguar që t’i kryejmë obligimet”.

Të njëjtën për Portalb e ka vërtetuar edhe anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi.

“Ne nuk vendosim a ka kushte apo nuk ka kushte. Ne tani duhet të shohim gjendjen e regjistrit qendror se si është; të shohim me përfundimin e shqyrtim publik dhe të shohim se sa është numri pas shqyrtimit publik. Ne këtë e diskutojmë, për gjërat tjera ne nuk jemi kompetent”,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button