Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

“Lajm i mirë sepse BE po tregon interes për vendin”, kështu është shprehur, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas mbarimit takimit në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në vend, Johanes Hajndëll, raporton Portalb.

“U pajtuam se e vetmja alternativë është BE. Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar. Kanë marr pjesë 4 parti, por përgjegjësinë e mbajnë 3 partitë në Qeveri”, shtoi Thaçi.

Sipas tij, debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë dhe nëse ka vullnet mund të zgjidhet çështja e krizës politike.

“Debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë. Mendoj se nëse ka vullnet punët mund të rregullohen. Pika e parë e jona është Parlamenti të nisë me dy dhoma dhe aty shqiptarët të kenë veto për çdo vendim”, shtoi Thaçi, shkruan Portalb.

Përndryshe, me Hajndëllin sot kanë pasur takime edhe LSDM-ja dhe BDI-ja.

Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Ja çfarë thotë Zoran Zaev pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Ndryshe, dje i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Takim i Gruevskit me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Hajndëll

Pritet që Hajndëll sot të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button