Hajndëll u takua me Zaevin dhe Sheqerinskën

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe nënkryetarja e partisë, Radmilla Sheqerinska, sot në mëngjes u takuan me të dërguarin special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll, në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.

Në takim është biseduar për krizën në Maqedoni dhe mënyrat se si është e mundur të zgjidhet kjo çështje.

Dje i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Pritet që Hajndëll sot të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button