Samsung me kartë për ju

Zotëruesit e telefonave inteligjentë që kërkojnë sa më shumë hapësirë të zgjerueshme që të jetë e mundur ndoshta e kanë konsideruar ose edhe blerë kartën e përballueshme microSD 200 GB nga SanDisk.

Por, Samsung ka dalë me një kartë microSD që është në gjendje t’i japë edhe më shumë hapësirë Galaxy S7, ose çdo telefoni tjetër inteligjent që mbështet memorien e zgjerueshme: një kartë EVO Plus 256GB që ofron kapacitetin më të lartë në klasën e saj.

Duke përdorur teknologjinë V-NANd të Samsung, karta e memories ofron shpejtësi të madhe leximi dhe shkrimi, duke arritur 95MB/s dhe 90MB/s respektivisht.
Karta mund të mbajë deri në 12 orë video UHD 4K, 33 orë video HD të plotë ose 46 orë video HD para se të kërkojë zëvendësim. Samsung thotë që 256GB hapësirë është mjaftueshëm për 55,200 foto ose 23,500 këngë MP3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button