Ftesa e Haradinajt drejtuar qytetarëve për protestën e 14 majit(Video)

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesë e protestës që AAK dhe NISMA do ta mbajnë me 14 maj, të shtunën.

Haradinaj përmes një videos ka thënë se “Kosova nuk është mirë, ne nuk kemi arrit me përparuar në Veri, në s’po arrimë me u zhvillu në ekonomi, me hap vende të punës, ne s’po arrimë me bë shtet ligjor me të paprekshmit e korruptuar që korrupsionin e kanë në nivel endemik”.

Ai ka thënë se ndryshimin duhet bërë bashkë dhe i ka ftuar qytetarët të jenë në protestën ku do të shprehin mospajtimin e tyre edhe për Asociacionin e Demarkacionin, transmeton TribunaChannel.

“Si mundemi me bë këtë ndryshim duke reaguar, duke e shpreh mos-pajtimin me 14 maj në ora 2 bashkohemi në Prishtinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button