Eneda Tarifa këndon sot në Eurovizion

Mbrëmjen e 10 majit u mbajt nata e parë e Eurovisionit në Stokholm të Suedisë. Ndërkohë që mbrëmja e sotme është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi do të performojë përfaqësuesja Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”.

Tashmë ajo është në Suedi dhe përgatitet për momentin e madh duke shpresuar kalimin në finale. Eneda me këngën e përshtatur në anglisht me titullin “Fairstale” do të këndojë më 11 maj në Globen Arena të Stokholmit.

Së bashku me Enedën sot në mbrëmje do të këndojnë edhe Serbia, Letonia, Polonia, Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Irlanda, Maqedonia, Lituania, Australia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Ukraina, Norvegjia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Belgjika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button