Теksti nuk i sheh rrahësit, mirëpo pa mercenarë!

[Recension: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve?]

Ky është tekst i njëanshëm, që është i motivuar politikisht, gjegjësisht që ka për qëllim publikisht t’i etiketojë dhe t’i damkosë ata që mendojnë ndyrshe politikisht.

Кој е платеникот што сакаше да го злоупотреби маратонот и го поттикна гневот на граѓаните zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve?

Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016

Data e recensionit: 11.05.2016

Recensues: Аna Anastasovska

DAMKOSJE

Që në titull dhe në fillim të teksti kemi damkosje të një aktivisti të lëvizjes majtiste “Solidarnost”, si “mercenar dhe sorosoid”.

“Njëri nga mercenarët e Sorosit dje u përpoq që ta keqpërdorë dhe ta politizojë Maratonën e Shkupit me një transparent ku ishte shkruar një porosi politike. Veprimi i këtillë i tij e nxiti zemërimin e qytetarëve.”

E para, është e paqartë se prej ku i lartëpërmenduri është “mercenar i Sorosit”, siç thuhet në artikull, gjegjësisht a disponon media që e ka plasuar të lajm me dëshmi konkrete dhe të forta. E dyta, është e paqartë se cilët janë ata qytetarë që kanë qenë të zemëruar nga përmbajtja e transparentit që e ka mbajtur aktivisti i lartëpërmendur.

Në fakt, siç theksuan nga Solidariteti, në ueb-faqen e tyre, njerëzit të cilët fizikist e kanë sulmuar aktivistin e tyre me siguri kanë qenë njerëz nga sigurimi i Qytetit të Shkupit. Në qoftë se informata e këtillë është e saktë, atëherë në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet fjalë për revoltë të qytetarëve të rastit. Reagimi i këtillë i Solidaritetit, nuk është transmetuar në këtë artikull, gjë që e bën atë produkt të njëanshëm dhe joprofesional gazetaresk.

Теksti edhe në pjesën përfundimtare e damkos aktivistin e Solidaritetit, duke iur referuar artikullit të Mirka Velinovskës:

“Mu për Cacanovskin gazetarja Mirka Velinovska në tekstin me titull (“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, që të ketë para!) para dy javësh shkruante se është kryesori në Shtabin operativ të LSDM-së dhe të SOROS-it.”

Nga Solidariteti poashtu reaguan edhe ndaj këtij teksti të Velinovskës, duke theksuar se:

“Përkushtimi ynë ndaj protestave e detyron Velinovskën që ta përshkruajë LM “Solidariteti” si “shtab operativ” i “shërbimeve të huaja” imagjinare dhe “forcave të errëta” që e shkatërrojnë Maqedoninë.”

Kuptohet, edhe për këtë reagim nuk kishte vend në këtë artikull.

Kur sulmohet dikush, është profesionale që të transmetohet edhe qëndrimi i tij, ose sikurse në këtë rast, i organizatës, anëtar i së cilës është Cacanovski. Qëllimi i këtij teksti është i qartë, e ai është që pa asnjë dëshmi dhe fakt të fortë të sulmohet një aktivist që mendon ndryshe politikisht dhe të zhvendoset vëmendja nga incidenti, ku u sulmua ky aktivist qytetar.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button