Deri në orën 15 vetëm LPM me lista të kandidatëve deri te KSHZ-­ja

­ Partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) e Janko Baçevit pasdite dorëzoi lista të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor.

Deri në ora 15, sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), vetëm LPM­ja ka dorëzoi lista për zgjedhje të parakohshme. Në KSHZ i shqyrtojnë listat e parashtruara nga Baçevi. Paraprakisht sot nga BDI­ja dhe LSDM­ja informuan se nuk do të dorëzojnë lista të kandidatëve, ndërsa nga VMRO­-ja dhe PDSH-­ja nuk ka pasur informatë nëse dhe kur do të parashtrojnë lista.

Sipas Listës së afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, sonte në mesnatë skadon afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pasi do t’i marrë listat, KSHZ­-ja ka 48 orë për të konfirmuar nëse lista e kandidatëve është parashtruar në afatin e konfirmuar dhe nëse është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor. Mungesat eventuale, parashtruesit e listave do të duhet t’i largojnë gjithashtu në afat prej 48 orëve. bsh/hr/15:26

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button