Frroku para gjykatës: Pasurinë e bëra me djersë, të më hetojnë ekspertët e pavarur

Ish-­deputeti Mark Frroku ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se çdo gjë e ka ndërtuar me djersë.

Frroku kërkoi që një grup ekspertësh të pavarur të hetojnë dhe të kontrollojnë pasurinë e tij. “Ekspertët e pavarur të hetojnë mbi pasurinë time. Unë jam një tatimpagues i rregullt”, tha Frroku.

Një javë më parë, avokati i tij kërkoi që Frroku të përfitonte gjykim të shkurtuar në mënyrë që t’i ulet 1/3 e dënimit në vendimin e gjykatës, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button