Dilema quo vadiste!

Ashtu siç e dimë të gjithë së bashku, data 9 maji është festa e ditës së Evropës.

Dita ku Evropa e bashkuar i referohet kremtes së sendërtimit të paqes dhe unifikimit të vlerave të shoqërisë evropiane!

Të tilla tendenca, sado që mendohet se ne jemi shoqëri e kontinentit të lashtë evropian; sigurisht që nga perspektiva; duken paksa të largëta.

Kronologjia e të gjitha pjesëve evropiane sigurisht që nuk është identike me njëra- tjetrën, por gjithsesi kanë elemente ndoshta të përbashkëta të cilat sa e bëjnë të afërt problematikën, po aq edhe e ndajnë nga të tjerat.

Ashtu  siç është i destinuar  fati i shoqërisë sonë; ashtu i hidhur, flet edhe realiteti!

Dje;(09.05.2016), pikërisht  në këtë date të rëndësishme, shqiptarët në RM kishin dy arsye të fuqishme që të protestonin. Dhe si qytetarë të lirë, formacione të ndryshme organizative, subjekte politike e jopolitike, qoftë në situatën e asaj strukture që ishte në rolin e iniciatorëve të protestës, qoftë në pozitën e strukturave që kanë si qëllim krijimin e një opozite të bashkuar ishin nisur për një qëllim drejt Shkupit të Hasan Prishtinës, për të shfaqur revoltën e tyre!

Kjo krejt në rregull, sikur të mos shtyheshin bërrylat!

Në një situatë të krijuar si kjo; s’do mend se ndeshemi me një sërë përvojash, herë pas here, jo edhe aq të lakmueshme për të gjithë ne; gjë që jep përshtypjen për të kuptuar se hapërojmë me proceset euro-atlantike,  por duket  që në fakt; ende  jemi shumë larg!

Të këtilla raste paradoksale, nuk është se duken edhe të papritura në vende dhe situata  të shoqërive  në zhvillim siç është kjo e jona, por ajo e djeshmja ishte jashtë çdo normaleje.

Situata, s’do mend se bëhet edhe më e komplikuar në një rast kur aspiratat dhe tendencat e të gjithëve nga ne po çojnë këto lëvizje drejt lëkundjeve të objektivave qëllimmira e të përbashkëta.

U duk haptas, siç thotë populli-ashiqare se; dita e djeshme dhe protestat të cilave ju paraprijnë të rinj, dhe lider politik, shpalosën një të vërtetë.

Të konsumuar  tejmase, nga një respekt i cili duhej shfaqur nga ata që kishin rrolin e prijësve; për të tjerët, që iu bashkëngjitën protestave, mungoi solidariteti, sinqeriteti dhe për fat të keq, u shfaq e theksuar neglizhenca dhe hutitë që për një moment, u nxitën nga ata që nuk janë dashamirë të krijimit të vlerave të unifikuara dhe spontane të shqiptarëve në Maqedoni. E keqja ishte se, dhanë edhe njëherë një imazh shumë negativ, që të lente përshtypjen se pretendojnë për të qenë ”më të mirët” për t’iu referuar vlerave të kombit shqiptar të cilat ruhen ndër breza me vite, e që më shumë se kurë tani kanë mundësinë për t’u bashkuar.

Këto vlera, për të cilat ndoshta të huajt po pretendojnë përmes njerëzve tanë të nëpërkëmbin, shklasin dhe anatemojnë të kaluarën tonë, përmes  aktorëve pretendentë të politikës që po konsumojnë veprimet e politikbërjes këtu në Maqedoni, janë një faktor jo që bashkojnë segmentin dhe indin shqiptar, por përkundrazi, që e ndajnë, dhe bile, me disa veprime kontribuojnë edhe më shumë për të shkaktuar burime të reja problemesh në mes vetë shqiptarëve në Maqedoni, dhe përçarë edhe më tepër.

Dëshmia tjetër për të cilën jepet një pasqyrë e vërtetë e realitetit, është fakti se nuk u justifikua e as nuk iu dha rasti  pjesëtarëve të tjerë të flasin, gjë që do reflektonte një unitet të mirëfilltë për vetë qëllimin e tubimit që aq shumë u trumbetua.

Populli ynë ka një gojëdhënë shumë të përshtatshme lidhur me këtë: ”Gjëmoi mali, doli miu”!

Edhe kjo. Përveç  organizatorëve pretendent  që të marrin fjalën, e të ndajnë mendimin e halleve dhe problemeve të përbashkëta, për çudi: ”E njëjta neveri”.

A nuk është kjo një tendencë jashtë konteksti të bashkimit të qëllimeve për të cilat po aspirojmë?

Qëllimet e atyre figurave dhe dashamirësve që kanë aspirata ta ribëjnë dhe ndërtojnë me shumë çiltërsi opozitën, që duhet  ta gëzojnë shqiptarët e Maqedonisë, sigurisht se është e vështirë të dalin në sipërfaqe. Shpresoj se do të vijë një ditë që e vërteta dhe veprat e mira të njerëzve sigurisht që do të shfaqen dhe për më tepër do të kenë edhe efekt më të gjerë në shoqëri, por ja që për momentin nuk i tejkalojmë kollaj. Kjo flet se, vështirësitë më të mëdha dhe hendikepet i kemi edhe  më të theksuara në mes  nesh! Kur shtyhemi dhe acarohemi për një situatë, tejet banale, se kush do të merr primatin e së ardhmes, atëherë kjo flet shumë!

Eh.., sa i largët qenkësh civilizimi për ne, e sa të vështira qenkëshin aspektet e unifikuara të cilat duam t’i realizojmë…

Ndoshta edhe duhet qasje tjetër, …ku i dihet, sprovat janë elementi më i fuqishëm që na vijnë si dëshmi për të besuar një dukuri (që të vret). Pse jo!

Kujtojmë që jemi  ende pjesë e promovimit të vlerave të përbashkëta por jo me “prijës” që ende kanë nevojë për kredi-opinioni, e cila, prej kohësh u mungon, nuk ecim përpara!. Mirë është që të tillët, t’i bëjnë një vështrim gjeneral vetvetes!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button