Afër dhe larg Bashkimit Evropian

Maqedonia! Një vend kaq i vogël me probleme të mëdha. Një vend në kërkim të zgjedhjes së problemeve të ndryshme ndërkulturore, ndërfetare dhe sociale.

Nuk e dimë akoma si ta definojmë këtë periudhë nëpër të cilën kalon shteti i Maqedonisë, edhe nëse do ta quanim “tranzicion” besoj se tranzicion më i gjatë nuk është hasur askund në historinë e asnjë shteti. Një shtet që gjithmonë sa shuan një zjarr konflikti në një anë, në anën tjetër ndizet një zjarr akoma dhe më i madh, një shtet që nuk mund ta merr veten nga problemet e vazhdueshme që e godasin, ndërsa qytetarët janë lodhur duke kaluar nëpër këto peripeci dita ditës, duke shtyrë kohën me mendimin se zgjidhjen e problemeve do ta gjejnë vetëm nëse dalin në emigracion jashtë shtetit.

Është vërtetë e dhimbshme të shikosh një mosorganizim të denjë shtetëror, në një shtet me 2 milion banorë, ku do të duhej  të funksiononte gjithçka ashtu siç duhet, por në fakt gjithçka po shkon e po humbet së bashku me shpresat e rrënuara të qytetarëve drejt një humnere të mbushur plot me pesimizëm.

Gjithmonë shtetasit dhe elita politike e republikës së Maqedonisë, kemi ëndërruar që një ditë do të jemi pjese e BE-së,mirëpo ka kaq shumë vite që e genjejmë veten me këtë ide dhe nga ana tjetër nuk jemi duke ecur me hapa progresiv përpara por jemi duke shkuar gjithmonë e më prapa.

Me antarësimin në BE, Maqedonisë dhe qytetarëve të saj do ti hapeshin rrugë për investime të reja, ku të rinjtë do të gjenin zhgjidhje brenda shtetit të tyre dhe nuk do të ëndërronin emigracionin.Me antarësimin në BE vendi jonë do të ishte një vend më stabil, me ligje që do të respektoheshin dhe një vend që garanton paqe , sepse tash e një kohë Maqedonia është kthyer në një pikë kryesore ku çdo ditë has në përçarje, diskriminim dhe paragjykime nacionale apo fetare.

Me antarësimin në BE, do të kishim një standard jete shumë më të mirë dhe më të kënaqshëm se sa ky që e kemi momentalisht, sepse do të manexhoheshin shumë më mirë nevoja e pagave të qytetarëve me atë të harxhimeve të përditshme,po e them këtë sepse Maqedonia po tenton të ndërtojë standarde evropiane mbi pagat solide dhe mbi një sistem jetese tepër modest dhe kjo gjë nuk duket aspak e logjikshme.

Me antarësimin e Maqedonisë në BE do të ishte koha e duhur për tu dëshmuar kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë në të mirë të shoqërisë, pra neve vetë do të jemi shtetndërtues me vizione të qarta për perspektivë shoqërore duke larguar racizimin,diskriminimin dhe barrierat e tjera.

Jemi shumë afër antarësimit në BE, shumë afër kësaj mundësie që na hap dritare të reja shprese dhe perspektive, mirepo akoma kemi punë për të bërë sepse duhet angazhuar të gjithë së bashku për të mirën e vetes tonë që ta meritojmë ashtu siç duhet një antarësim të denjë për në BE.

Suksesi i pranimit në BE të  Maqedonise  por  edhe te te gjithe Ballkanit Perëndimor është i nevojshëm do te jete pjesë e suksesit të përgjithshëm të Evropës; Integrimi eropian është suksesi më i madh politik e ekonomik në giithe historinë e Evropës.

Çelësin për të hapur derën  drejt BE-së, drejt mundësive të reja, e kemi në duart tona, gjithçka varet nga ne, duam të ndryshojmë dhe të përparojmë si shoqëri apo duam të shijojmë edhe më tej këtë situatë të pakuptimtë që jemi duke e jetuar?

Por unë akoma mbaj shpresë se Maqedonia është shtet i cili mund të bëhet model i atyre arsyeve  të lartpërmendura, sepse është shtet ku dalin dita ditës njerëz të ngritur intelektualisht dhe gjenarata që japin shpresë për të ardhmen, një ardhmëri e shëndoshë me ideologji pro evropiane.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button