“Lagjja e Trimave”, familjarët në ora 14:00 do të mbajnë marsh përkujtimor

Familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 Maj, 2015 në Kumanovë në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë marshin përkujtimor, në një kumtesë të Këshillit të Familjarëve.

Marshi do të mbahet nga lagja e tyre, deri në hyrje të qyteti të Kumanovës.

Këshilli Familjeve të Lagjes së Trimave, doli me qëndrim kundër paralajmërimit nga Këshilli Opozitar se protesta e tyre do të fillojë nga lagja ku ndodhi ngjarja, vitin e kaluar.

Shaban Demiri, përfaqësuesi i Këshillit te familjeve të kësaj lagje thotë se askush nuk është konsultuar me ata që të organizohet protestë në emër të tyre, andaj do ta bojkotojnë atë që mos të keqpërdoret, siç thotë ai, vepra sublime e të rënëve dhe e të burgosurve për qëllime politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button