Fëmijët tanë janë gjeni 

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinë, po vazhdojnë të mbajë konferencën e parë shkencore ndërkombëtare në historinë mbi 50 vjeçare të Universitetit të Prishtinës që nga themelimi e deri më sot.
Isha kurioze të dija edhe më tepër për këtë organizim, të këtij niveli ndërkombëtarë nga mediat tona të shkruara dhe elektronike. Por, fatkeqësisht ky organizim, kjo punë dhe ky mund nuk kishte ndonjë vend të rëndësishme në këto mediume informative.

Është për të ardhur keq, që mediat tona nuk kanë marr vullnetin të shkruajnë dhe ta sjellin më afër audiencës këtë ngjarje kaq madhështore, kaq të rëndësishme për Kosovën, për Universitetin e Prishtinës dhe për studentët në përgjithësi.

Akoma më keq që guximin, vrullin dhe potencialin e këtyre studentëve, nuk e përkrahin nga afër edhe “njerëzit e shtëpisë”, (e kam fjalën për profesorë e përgjegjës të UP-së). Ata munguan në hapjen solemne, në seancat e prezantimeve shkencore ku morën pjesë mbi 47 student të ardhur nga mbi 20 shtete të botës. Ata nuk ishin pjesë të paneleve, nuk ishin aty për të parë se sa është e zonja rinia dhe studente tan për të bërë. Nuk ishin aty, që së paku ta pastrojnë ndërgjegjen e tyre më prezencën e tyre, që duke ju kërkuar falje në heshtje këtyre djemve dhe vajzave tona për atë që është dashur ta bëjnë ata, e të cilën gjë nuk e kanë bërë. Por një gjë të tillë e bëjnë studentët e vitit të dytë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik të studimeve Bchelor të përkrahur vetëm nga këto dy dekanate.

Fëmijët tanë është dashur të jenë, vetëm asistent në këtë organizim të këtij niveli, për tu përgatitur që në të ardhmen të marrin vetë përgjegjësit organizative. Fëmijët tanë është dashur që ti kishin pran profesor doktorët e tyre, për t’i mësuar e udhëzuar se si të veprojnë në evenimente të këtilla ndërkombëtare, të një organizimi më kaq shumë përgjegjësi. Fëmijët tanë është dashur që sot të ishin pjesëmarrës në këtë konferencë më tepër për ta njohur mënyrën e aplikimit dhe zhvillimit shkencor e akademik, që do të duhet të ishte së paku e 16-ta më radhë që nga pas lufta.
Fëmijët tan do të duhej të ishin sot aty, jo si organizator por vetëm si pjesëmarrës për ta zhvilluar personalitetin e tyre shkencor, hulumtues dhe njohës.

Fëmijët tanë, duke mos e trashëguar një privilegj dhe nder të këtillë, çfarë duhet ta kishin dhe e meritojnë që ta kenë, ata ja vunë vetës për detyre që të fillojnë një projekt të tillë duke u përplasur e rropatur me sfidat, me pa mundësin financiare, me moshën e cila i vuri në lojë, më dëshirën e vullnetin e madhe që edhe Universiteti i Prishtinës të jetë pjesë e një familje të madhe shkencore dhe arsimore, që edhe studentët e këtij Universiteti, prej të cilit dolën dhe dalin gjenerata të tëra dijetaresh, ti bashkohen fuqishëm botës duke i bere konkurrencë së ardhmes më shpirti të madhe e fuqi pozitive, se edhe ne dimë, duam, mund dhe do t’ja dalim.

Të lumtë Besnik B.Avdiaj me shoke dhe shoqe student.
Ju lumtë të gjithë atyre të cilët ju dolën për krah që sot Universiteti i Prishtinës historikisht ta ketë një datë të rëndësishme shkencore ndërkombëtarë më të cilën do të krenohen brezat që vijnë.
Ju lumtë të gjithë juve, ku me potencialin, dëshirën, vullnetin dhe guximin që keni, këtë universiteti e bëtë më Konferencë Ndërkombëtare në fushën e shkencës e të dijës.
Ju më këtë organizim e nderuat jo vetëm Universitetit e Prishtinës por edhe Republikën e Kosovës.
Ju e ranguat edhe Kosovën në grupin e shteteve të cilat luftojnë për dije e arsimim.
Ju nderuat me qindra e mijëra figura madhështore të cilat dolën nga kjo vatër arsimorë dhe të cilat i vunë themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Shërbimi që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëj kurrë”- ka thëne Sami Frashëri. Atëherë të gjithë së bashku ta bëjmë këtë shërbim për hire të rinis tonë e cila është e mrekullueshme. Duke kultivuar qytetarin e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm të bëjmë mrekullinë për vendin tonë. Duke ndihmuar këto iniciativa studentore, të rrisim cilësinë në arsim dhe të jemi konkurrent në botën studimore e arsimor.
Fëmijët tanë janë gjeni!
T’i përkrahim ata!
Ta kryejmë obligimin tonë ndaj tyre, duke ju krijuar kushte e mundësi për t’ju bere konkurrencë studentëve dhe universiteteve të tjera, qoftë atyre kombëtarë qoftë ndërkombëtarë.

Fati ynë është në dorën tonë. Në mund ta ndryshojmë atë për të mirën tonë e të së ardhmes tonë. “Duke gërmuar tokën del uji”-thotë Samiu. Ta gërmojmë tokën bashkërisht që të kemi uji sa të duam për ta shuar etjen. Ne jemi popull i etur për dituri.

Atëherë bashkërisht të përkrahim këto iniciativa madhështore të cilat i bëri Besniku më shokë dhe shoqe. T’ju jemi mirënjohës për punën, kontributin dhe angazhimin e tyre, për nderin që po i bëjnë Universitetit të Prishtinës dhe Republikës së Kosovë.

Besnik, ju të gjithë djem dhe vajza, student e studente të Universitetit të Prishtinës, jeni një minierë floriri e Republikës së Kosovës! Kosova është e mbushur më pasuri pa fund qw ju ka juve! Ju, të gjithë bashkërisht jeni nderi dhe krenaria e vendit tonë, e së ardhmes!

Ne jemi krenar me juve!

Zoti ju bekoftë juve dhe mbarë popullin e Kosovën!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button