fbpx

Renova shënon fitore të madhe, Vardari shpallet kampion

Skuadara e Renovës ka arritur të shënojë fitoren shumë të rëndësishme për të bërë një hap të madh drejt mbetjes në Ligën e Parë të Maqedonisë, pasi në kuadër të javës së 31 ka fituar konkurrentin Horizont Turnova me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm e shënoi Ramadani në minutën e 55-të, ndërsa deri në fund futbollistët e Qatip Osmani arritën që të menaxhojnë mirë me topin.

Në anën tjetër në derbin e ekipeve të “Play Off”-t, Vardari pasi ka fituar 2:0 Shkupin, ka vulosur që një java para fundit titullin kampion. Shkupi ka arritur ti bëjë ballë Vardarit vetëm 50 minuta, kur në disa raste ishte edhe ekip më i mirë, ndërsa po të shënonin Osmani, Nuhiu dhe Asani, sigurisht se ndeshja do të kishte marrë kahje tjetër. Golat për Vardarin i shënuan Grnçarov në të 50-tën dhe Hambardxhunian në atë ët 77-tën. Shkëndija ka shënuar edhe një fitore tjetër, por duke e mësuar faktin se titulli kampion tani më nuk ka mundësi të arrihet. E mira e kësaj fitore është se skuadra kuqezi nga Tetova ka treguar formë të mirë para ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, ku do të përballet me Rabotniçkin në finale. Përveç golave të Jufo dhe Pollozhani, ka ardhur goli edhe i Ferhan Hasanit, i cili si duket tani më e ka lënë në të kaluarën lëndimin që e kishte përcjellë më shumë se gjashtë muaj. /Portalb.mk/

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close