Familja 20 anëtarëshe jeton si në shekullin e 15, 30 vjet presin për banesë sociale

Adem Demirovski thotë se nuk marrin kurrfarë ndihme sociale, ndërkaq ekzistencën e tyre, siç tha ai, e sigurojnë duke mbledhur e shitur shishe të plastikës. Si ta paguajë energjinë elektrike, pyet Adem Demirovski, transmeton televizioni 21.

Bashkëshortja e tij, Mevludja thotë se jeta është shumë e vështirë në këso lloj kushtesh, ndërsa kjo gjendje përkeqësohet edhe më shumë, sepse, siç thotë ajo, edhe fëmijët i kanë kërkesat e tyre, e ata nuk mund t’ua plotësojnë ato.

Ademi thekson se procedurën për marrjen e një banese sociale e kanë nisur që moti, gjegjësisht para 20 viteve kur nëna e tij kishe dorëzuar kërkesë te autoritetet përkatëse, por i kanë manipuluar duke pritur derë në derë dhe në fund asgjë, thotë Ademi. Ndërsa kërkesë ka dorëzuar edhe vetë ai, por sipas tij u kanë thënë se nuk ka banesa të lira.

Demirët kanë tentuar edhe të punësohen përmes programeve që i ofron shteti për personat me nevoja sociale. Mevludeja i ka plotësuar aplikacionet për punësim, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Familja Demiri publikisht u bëri thirrje autoriteteve kompetente ta shqyrtojnë gjendjen e tyre të rëndë sociale. Ata kërkojnë ndihmë që edhe ata të kenë kulm të sigurt mbi kokë, sepse pa asnjë lloj të të ardhurave një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë vetë.

Përndryshe familja Demirovski shpesh herë janë munduar t’ia përmirësojnë kushtet vetes. Ata madje njëherë kishin ndërtuar një banjë, por autoritetet u kanë rrënuar, thonë ata. Ju kanë thënë se nuk mund të bëjnë asnjë lloj intervenimi sepse objekti nuk është i tyre. Ndërkaq, Demirët frikësohen se nëse ua rrënojnë objektin do të mbeten pa kulm mbi kokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button