LSDM: Mediat pro qeveritare po transmetojnë gënjeshtra, të frikësuar nga e vërteta

LSDM ka reaguar se panika që po mbisundon në VMRO-DPMNE po transmetohet nëpërmes mediave të saja, të paguara me paratë e qytetarëve, të cilat në mënyrë histerike po shpërndajnë gënjeshtra të frikësuar nga e vërtëta.

Sipas LSDM-së, gënjeshtrat e mediave nuk do ta ndihmojnë Nikolla Gruevskin, sepse secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet.

“Maqedonisë i nevojiten reforma urgjente që do të ndodhin në zgjedhje fer dhe të rregullta, me listë të pastruar, reforma në media dhe ndarje të partisë nga shteti”, porosisin nga LSDM./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button