Maqedoni, hapet Festivali i 25-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez” (FOTO)

Në fshatin Calikli të qytetit juglindor të Maqedonisë, Vallandovë u bë hapja solemne e Festivalit të 25-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Hidrellez”.
Në festival morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup Omur Solendil, kryetari i Komunës së Vallandovës, Nikolçe Çurlinovski, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe qytetarë.

“Hidrellez”.

Solendil në fjalimin e tij të cilin e mbajti këtu, duke i falënderuar të gjithë ato të cilët kanë kontribuar në organizimin e festivalit, u shpreh se “Jam i lumtur që jam mes jush këtë vit ashtu siç isha edhe vitin e kaluar. Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj në çdo fushë për Maqedoninë mike dhe vëllazërore. Dëshiroj që kjo klimë pranverore të reflektojë në të gjitha fushat e jetës sonë”.
“Hidrellez”.

Ndërsa Çurlinovski duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë festival i cili është kandidat në Listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, iu falënderua Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë për mbështetjen e saj në këtë festival.

Çurlinovski theksoi se me anë të këtij festivali dërgojnë porosi vëllazërore dhe dashurie.

Ekipet e vallëzimit dhe lojërat e mundjes “pelivan” shfaqën çaste të këndshme për pjesëmarrësit. Në kuadër të festivalit gjithashtu u hap edhe ekspozitë.

Festivali do të vazhdojë deri më 9 maj.

“Hidrellez”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button